Kosovë, dështon seanca për emërimin e ekipit negociues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vonë pasdite u deklaroi gazetarëve në Kuvendin e Kosovës se seanca për emërimin e ekipit qeveritar për negociata me Serbinë është shtyrë “për një ditë tjetër”.

Marketing

Haradinaj nuk tha se kur saktë do të vazhdojë seanca, por porositi se “do të ishte mirë për ekipin qeveritar për dialogun me Beogradin për të votuar edhe opozita”.

Seanca e jashtëzakonshme, e thirrur në kërkesë të kryeministrit, filloi dje paradite dhe përjetoi disa tentime të pasuksesshme për të siguruar kuorum për votimin e propozimit qeveritar për ekipin i cili do të marrë pjesë në negociatat me Serbinë në Bruksel.

Marketing