Kosovë, dy seanca të jashtëzakonshme për bisedimet me Serbinë

Sot Kuvendi i Kosovës zhvillon dy seanca të jashtëzakonshme. E para nis në 09:00 është kërkuar nga qeveria për të shqyrtuar propozimin për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Marketing

Ndërsa në ora 10:00 pritet të nisë një tjetër seancë, e kërkuar nga opozita për të diskutuar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e “shkëmbimit të territorit” apo ” korrigjimin e kufijve” në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga kjo seancë pritet të hidhet në votim një rezolutë e cila ia ndalon presidnetit thaci sipas opozitës veprimet antikushtetuese sa i takon territorve të kosovës.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës nga ana tjetër ka caktuar një ekip negociator që do të marrë pjesë në bisedime me palën serbe në fazën finale të dialogut. Në krye të këtij delegacioni do të jetë zv/kryeministri Fatmir Limaj, ndërsa pjesë e tij do të jenë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Mahir Jagxhillar, Avni Arifi dhe Dardan Gashi.

Sipas kryeministrit ky ekip do të punojë përkrah presidentit por nuk do ta zëvendësojë punën e tij.opozita e ka cilësuar këtë grup si patericë të aventurave të dëmshme e të rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi.

Marketing