Kosovë/ Gruaja e dyshuar për koronavirus,shtetase britanike,rezultatet në mesnatë

Një grua në Klinikën Infektive po dyshohet se është infektuar me virusin koronavirus.

Marketing

Ky rast është lajmëruar në këtë klinikë në orën 17:00, shkruan IndeksOnline.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur pas mesnatës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kjo grua është shtetase e Britanisë së Madhe.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, tha ai.

Ndërsa, diku rreth orës 23:00, mjekët kanë bërë të ditur se do të dalin rezultatet se a bëhet fjalë për koronavirus apo jo