​Kosovë, konfiskohen automjete në vlerë mbi 400 mijë euro

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë sekuestruar sot dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kishin të kryera procedurat doganore dhe nuk i plotësonin kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.

Marketing

Vlera e automjeteve është rreth 400,000.00 euro, njofton Dogana e Kosovës.

Prokurori kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.