Për dallim nga Fitër Bajrami që u fal pa xhematë, shkaku i Pandemisë, për Kurban Bajram besimtarët myslimanë do të mund që këtë ritual, ta kryejnë nëpër xhami.
Por kjo do të ndryshojë për Kurban Bajram që është me 31 korrik. Nëpër xhamitë e vendit falja e namazit të kësaj feste do të bëhet edhe nga besimtarët.
Për këtë janë dakorduar në parim autoritetet e Bashkësisë Islame me qeveritarët. Megjithatë për të gjitha detajet do të merren vesh të hënën paradite kur edhe do të dilet me njoftim zyrtar nga liderët e komunitetit mysliman.
Zëdhënësi i BIK, Ramadan Shkodra tha se kjo do të bëhet në bashkëpunim me IKSHPK-në.
Deri më tani dihet se duhet të respektohet distanca në mes të besimtarëve dhe që brenda xhamisë nuk duhet të ketë më shumë se 50 persona. Ndryshime janë bërë edhe në adresimin e hoxhallarëve që kësaj here do të bëhet më shkurt.