“Kosovë, lule në çdo plagë”, dhurata e Ilir Shaqirit për 13 vjetorin e Pavarësisë

Ilir Shaqiri ka publikuar projektin e ri muzikor.

Marketing

Këngëtari i njohur i skenës muzikore shqiptare, Ilir Shaqiri, ka një dhuratë për Ditën e Pavarësisë.

Artisti ka lansuar projektin me titull “Kosovë, lule në çdo plagë”, të cilin e solli në bashkëpunim me Rina Ramadanin.

Kënga ka motive kombëtare, ndërsa është shoqëruar me një videoklip, në të cilin shfaqen pamje nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur Avni Qahili, ndërsa orkestrimin dhe mix/masterin e bëri Ebrar Mazhar.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri të Ilir Shaqirit, i cili në repertorin e tij numëron shumë projekte me motive kombëtare.

Marketing