Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të miratuara dy ditë më pare nga Qeveria e Kosovës.
MSH njofton se mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa.
Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.
Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.
Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2