Kosovë: Një person i dyshuar me koronavirus në spital!

Një person i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Marketing

Kështu bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, shkruan Telegrafi.

Vitia tha se pas dy orësh do të dalin rezultatet për të konfirmuar nëse pacienti është ose jo i infektuar me koronavirus.

Edhe të shtunën më 23 shkurt, ka qenë një rast i dyshuar, por pas analizave rezultoi negativ.