Kosovë/Qeveria në mbledhje urgjente,masa shtesë për virusin korona

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të kërkojë sot që të shtojë edhe katër persona në Komisionin e posaçëm për parandalimin e kosonavirusit.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur ai vet në fillimin e mbledhjes së Qeverisë ku temë diskutimi do të jetë shqyrtimi i masave shtesë pas identifikimit të dy rasteve të para me Covid 19 në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka shkuar në pauzë 15 minuta, meqë duhet pritur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të arrijë në mbledhje

Marketing