Kosovë, qeveritarët të bindur për liberalizimin e vizave

Ndërkohë që institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar mbështetjen e tyre, në të kundërtën këto shtete mund të bllokojnë heqjen e regjimit të vizave për kosovarët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Marketing

Derisa qytetarët e Kosovës janë në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave me shtetet e zonës Schengen, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të kenë hezitime sa i përket kësaj çështjeje.

Prandaj institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar përkrahjen e Francës, të Holandës, të Gjermanisë e të Spanjës, të cilat ende nuk kanë një qëndrim definitiv nëse duhet të votojnë pro heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Zyrtarët qeveritarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës shprehen të bindur se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian brenda këtij viti do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marketing