Kosovë/ Qytetarët me simbole të UÇK-së në pritje të Presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka aterruar në Tiranë, derisa në ora 19:30, pritet të kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë. Me këtë rast, qytetarët në Morinë do t’ia bëjnë një pritje.

Tahmë qytetarët kanë nisur të grumbullohen në pikën kufitare të Morinës. Ata po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Marketing

Burimet tona kanë konfirmuar se Thaçi në ora 19:30 do të ndalet për të përshëndetur qytetarët që kanë dalur për ta pritur në Morinë.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë, intervistimi i tij ka zgjatur katër ditë.

Presidenti Thaçi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës.