Kosovë, shkon në 955 numri i të infektuarve me KOVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 10 raste të reja janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 955 numrin e përgjithshëm të tyre.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar asnjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por vetëm një person ka rezultuar i shëruar, ndërsa deri më tani gjithsej janë shëruar 691 persona në vend.

Marketing

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 236 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani gjithsej janë testuar 11.178 mostra.

Rastet e reja pozitive me koronavirus janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat numër më i madh i rasteve janë regjistruar në Komunën e Vushtrrisë dhe Ferizajt.

Në Kosovë deri më tani 29 persona kanë vdekur nga COVID-19, të cilët sipas autoriteteve mjekësore “kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Më herët gjatë ditës, kryeministrit në detyrë Albin Kurti njoftoi se nga data 18 maj do të hynë në fuqi masa të reja lehtësuese në përballjen me koronavirusin në Kosovë, duke bërë që nga kjo datë të rihapen disa biznese.