Kosovë/ Tetë të vdekur dhe 709 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 709  raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Marketing

Gjatë kësaj kohe kanë vdekur tetë persona dhe janë shëruar 385  të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç). “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 1.731 raste vdekjesh.