Kosovë, vajzë dhe djalë janë foshnjat e para të 2019-ës

Foshnja e parë e lindur në vitin 2019 është një vajzë që ka lindur në orën 00:37, me peshë prej 4050 gram. Nëna që e solli në jetë është Miranda Bajrami nga Fushë Kosova e që është 18 vjeçare.

Marketing

Ndërsa foshnja e dytë është një djalë, I lindur në orën 01:58, me peshë prej 3740 gram. Nëna e tij është Ardita Haxhiu nga Vushtrria e lindur në vitin 1991.

Të dy foshnjet e lindura gëzojnë shëndet të plotë dhe mjeku i cili i ndihmoi lindjet është Naser Berisha, njofton Klan Kosova.

Mjeket tjera që ndihmuan lindjet që gjatë ditës së hënë ishin gjithsej 34 janë doktoresha Shqipe Fetiu, Dardane Lleshi dhe Majlindja Badalli.