Mickoski po përjeton fiasko.
Nuk do të kenë sukses tentimet e tij të mbrojë krimin e manjatëve të regjimit të VMRO-DPMNE-së.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE punojnë për manjatët e regjimit dhe kriminelët e akuzuar, duke shpresuar se do të varrosin shtetin juridik, se nuk do të ketë sukses të sillet ligji i ri i PP-së, se nuk do të bëhemi anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndërsa kriminelët e vërtetë t’i shpëtojnë dhe paramendojeni, “tentojnë ti paraqesin si viktima”.
Ajo që ishte e qartë nga fillimi, me pres konferencën e sotme Hristijan Mickoski dhe e konfirmoi.
I dyshuari kryesor në njërin nga rastet e PSP-së, “Perandoria”, Mickoski tentoi ta paraqes si viktimë.
Agjendë e vetme, të nderuar qytetarë, e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit ka qenë dhe mbetet mbrojtja e krimit dhe regjimit.
Tani duhet hapur të del në opinion dhe të jep përgjigje:
-Me cilët dy persona që shihen në xhirimin e publikuar është takuar?
-Çka ka marrë Hrsitijan Mickoski në dorë?
-A është takuar Mickoski me autorin e teksteve në Budapest?
-A është takuar me manjatin e dyshuar në rastin “Perandoria” dhe pse?
Paralajmërimet e Mickoskit për kinse protesta nuk janë asgjë tjetër por përpjekje e fundit i kriminalitetit të regjimit, të nxitur nga shefi i tij, Nikolla Gruevski.
Gjithçka që bën VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski është vetëm përhapja e lajmeve të rreme nga Pallati i bardhë, shtrenjtë i paguar nga paratë e qytetarëve.
Protesta identike VMRO-DPMNE paralajmëroi edhe para zgjedhjeve presidenciale, u mbajtën disa dhe u zhdukën.
Nuk kishte përkrahje nga qytetarët dhe në fund mbeti vetëm me Janko Baçevin.
Secili që ka gabuar para ligjit, nga i pari deri në të fundit do të përgjigjet.
Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.