Kostadinov: Mickoski po bëhet promotor i politikave të LSDM-së

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në një konferencë për shtyp tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po bëhet promotor i politikave të LSDM-së.

Marketing

“Njeriu i cili 11 vjet nuk dinte dhe s’bëri asgjë për uljen, i cili nuk dinte se çka është interes i qytetarëve, ky Hristijan Mickoski filloi që të bëhet promotor i politikave të LSDM-së”, deklaroi Kostadinov.

Kostadinov tha se pasi që LSDM promovoi masën e zvogëlimit të TVSH-së për 18% në 5%, u shfaq Mickoski dhe tha se ai dhe VMRO-DPMNE do të përpiqeshin që të ulin koston e ngrohjes.