Kostadinov: Shteti ligjor funksionon, pa selektime për të gjithë

Drejtësi patjetër të ketë!
Ndërtimi i sistemit të pavarur gjyqësor i tregon rezultatet e duhura. Shteti ligjor po funksionon, pa selektime për të gjithë. Askush nuk është mbi ligjet dhe secili do të përgjigjet për veprimet e veta. Tërësisht i mbështesim përpjekjet e organeve hetimore për zbardhje të plotë të këtij rasti. Si deri më tani, LSDM-ja i inkurajon dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente të vazhdojnë me hetim thelbësor, të pavarur për rastin “Reket”, për të vepruar në pajtim me ligjet.

Marketing

Presim që hetimi të vazhdojë prej atje ku çojnë dëshmitë, t’i tregojë të gjitha detajet dhe askush të mos kursehet, as të amnistohet.

Përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë të involvuarit, pa dallim të përkatësisë politike.
Tentimet që të pengohet drejtësia ose hetimi të orientohet në drejtim tjetër nuk do të kenë sukses.
Proceset gjyqësore për këtë, por edhe për të gjitha rastet, duhet të zbatohen deri në fund dhe drejtësia të jenë e kënaqshme, në dobi të qytetarëve dhe shtetit.
Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!.
Kostadin Kostadinov, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së
Qendra për komunikime e LSDM-së