Kostadinov:VMRO-DPMNE rrezikon sistemin dhe shëndetin (Video)

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadiov tha se “ministri teknik nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Naqe Çulev vazhdon me sjelljen e tij joserioze dhe të papërgjegjshme”.
Çulev, sipas Kostadinov, nuk është i aftë të vendos rend në MPB dhe as në shtet.
“Shembulli i fundit është shkelja e mbrëmshme e ndalesës për mbledhje të 7 policëve të afërt me Çulevin dhe Mickoskin”., tha Kostadinov

Marketing

Lexo po ashtu:
Policët në Maqedoni festë gjatë pandemisë, arrestohen shtatë prej tyre
Policët në Maqedoni festë gjatë pandemisë, arrestohen shtatë prej tyre
Ai shtoj se në vend që të respektohen masat, policët e Çuelv në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shkelur ndalesën dhe me këtë e kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal.

Kostadinov në konferencë për shtyp publikoi edhe fotografi të policëve me zyrtarë të OBRM-PDUKM që shkelin ndalesën për grupime, duke përfshirë Mickoskin, Çulevin dhe Janushevin.

“Këte raste rrënojnë besimin në polici dhe në MPB. Në vend të sigurimit të masave, Çulev keqpërdori policët për spote propaganduese. në vend të rendit dhe disiplinës, ai tha se policia nuk o t’i dënojë ata që i shkelin ndalesat”, tha KOstadinov.

Marketing