Kostoja e jetesës për muajin qershor është rritur për 3.2%

Nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kostoja e jetesës për muajin qershor në Maqedoninë e Veriut është rritur për 3.2%.

Marketing

“Kosto e jetesës në qershor të vitit 2024, krahasuar me muajin qershor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.2 përqind, ndërsa çmimet me pakicë shënuan rritje për 4.1 përqind”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave.