Kostovski: Komuna e Butelit çdo ditë po bëhet më e mirë dhe më e barabartë për gjithë (FOTO)

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski që nga dita e parë e mandatit të tij ka nisur me realizimin e premtimeve duke i kthyer të njëjtat në projekte të realizuara dhe tashmë të kapshme për banorët e kësaj komune, shkruan GAZETA.MK

Marketing

Komuna e Butelit sipas kreut të saj Kostovski edhe më tej do të vazhdoj me ofensivën ndërtimore me qëllim të krijimit të kushteve edhe më të mira për të gjithë në çdo cep të komunës.

Në faqen e tij zyrtare në facebook, sot kreu i Butelit Darko Kostovski ka publikuar fotografi nga tashmë një pjesë e realizuar e punimeve me qëllim ndërtimin nga e para të gjithsej 17 rrugëve hyrëse deri tek objektet e banimit në lagjen Shkup Veri.

Kujtojmë se këto rrugë hyrëse deri tek pallatet e banimit janë ndërtuar gjatë viteve të 80-ta dhe kjo është hera e parë që një kryetar komune intervenon në meremetimin e tyre, përkatësisht ndërtimin nga e para.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdarkokostovskizabutel%2Fposts%2Fpfbid0D9LRrbWUTxacTqXMbDnBvFqLncFSvsJFRJJpznxb41bdj7X2MJ3UUfsJ6VHZhsdGl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”671″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>