Kostovski: Paralajmëron investime të reja në Luboten (FOTO)

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski edhe gjatë ditëve të uikendit nuk ka të ndalur. Ai sot ditën e tij e ka nisur në mesin e banorëve të Lubotenit nga të cilët është mirëpritur dhe bashkë kanë biseduar për projektet të cilave duhet tu jepet përparësi në këtë vendbanim të komunës.

Marketing

Kostovski prej fillimit të mandatit të tij ka filluar që të realizoj projektet e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore, një pjesë e të cilave tashmë edhe kanë përfunduar edhe pse është ende viti i parë i mandatit të tij, shkruan GAZETA.MK

Kryetari i Butelit Kostovski banorëve të Lubotenit u ka thënë se deri në fund të këtij viti do të asfaltohen katër rrugë të këtij vendbanimi pasi që ato janë arteriet kryesore për të cilat tashmë ka përfunduar edhe kompletimi i dokumentacionit dhe në afat të shkretur kohor ky projekt do të realizohet.

Sipas Kostovskit faza e dytë e punimeve mbi infrastrukturën rrugore në Luboten do të nis gjatë vitit 2023, edhe pse tashmë procedurat e përgatitjes së dokumentacionit dhe shpalljes së tenderit kanë nisur.

Banorët e Lubotenit, kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski gjithashtu i ka informuar se gjatë kësaj periudhe do të nis edhe një investim në Shkollën Fillore “Liman Kaba”.

Kostovski ka falënderuar banorët e Lubotenit për mirëpritjen dhe çajin e nxehtë.

Marketing