Kouchner mbështet korrigjimin e kufijve: Është ide e mire

Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner ka dalur në përkrahje të ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Ish-ministri i jashtëm i Francës ka vlerësuar se ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët, dhe sipas tij do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët.

Kouchner ka thënë për BBC se kjo marrëveshje do të ishte “përfundim i luftës”.

“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tash opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston. Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner, transmeton lajmi.net

Reagime të shumta ka pasur sot gjatë ditës mbi temën e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministra të vendeve kryesore të Evropës kanë pasur qëndrime të ndara sa i përket kësaj teme.

Në njërën anë Gjermania dhe Austria që po e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, e në anën tjetër ministri i jashtëm i Belgjikës ka thënë se marrëveshja varet direkt nga dy vendet.

Marketing