Koulibaly kthehet në Serie A, por jo në Napoli!

Kalidou Koulibaly kaloi 8 vite në Itali ku luajti për Napolin, para se të largohej te Chelsea verën e kaluar për 38 milionë euro.

Marketing

Sezoni për skuadrën nga Londra ishte një makth i vërtetë dhe ata mbetën pa kualifikim në garat evropiane. Pronari i ri madje arriti të ndërtojë një staf loje prej mbi 30 futbollistësh dhe tashmë trajneri i ri Mauricio Pochettino ka për detyrë ta shkarkojë atë. Tashmë Bepe Marota do të mund ta afrojë atë te Interi.

Koulibaly luajti 32 ndeshje për Chelsea sezonin e kaluar dhe shënoi 2 gola. Për Napolin ai luajti 317 ndeshje dhe shënoi 14 gola dhe fitoi një Kupë të Italisë.

Marketing