Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë

Kryeminustri Dimitar  Kovaçevski konfirmoi se asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë, ndërsa masat që i ka marrë Qeveria, kanë të bëjnë me uljen e shpenzimeve dhe konsolidimin fiskal në vend.

Marketing

“Masat i referohen uljes së kostove dhe konsolidimit fiskal në shtet, si dhe rritjes së të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër nuk kemi thënë që një të punësuari do t’i ndërpritet kontrata dhe do të jetë pa punë, e këtë e ka konfirmuar ministreja për punë dhe politikë sociale. Qëllimi është që menaxherët dhe drejtorët e Ndërmarrjeve publike të aplikojnë praktikat më të mira të menaxhimit për të ulur kostot. Të gjitha institucionet duhet të shikojnë se cili është numri optimal i punonjësve të tyre, sa është sasia optimale e punës që kanë gjatë ditës” – u shpreh Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, këto deklarata i dha pas hapjes së fabrikës së dytë të Kemet Elektroniks, e cila pritet të bëjë 360 punësime të reja.

Marketing