Kovaçevski: BDI faktor i rëndësishëm politik

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar Bashkimin Demokratik për Integrim për 20 vjetorin e themelimit.

Marketing

Ai ishte pjesë e manifestimit kryesor që u mbajt në parkun e Çairit dhe me këtë rast ka shkruar se BDI është faktor i rëndësishëm politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se përvjetorët sikur që është ky duhet uruar.

Ai mes tjerash tha se BDI është partner i mirë dhe se me të do të vazhdojnë ta ndërtojnë shtetin dhe do të punojnë për të mirën e gjithë qytetarëve.