Kovaçevski – Bërnabiq: Hapa të rinj përpara në marrëdhëniet e mira fqinjësore, të rëndësishëm për integrimin evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Beograd, realizoi takim me Kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Marketing

Në takim morën pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiq përshëndetën zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe konstatuan se prosperiteti dhe stabiliteti i të gjithë rajonit, si dhe integrimi i tij evropian, bazohen në marrëdhëniet e mira dypalëshe, për të cilën është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dy vendet të punojnë në vazhdimësi për të njëjtën gjë dhe me sukses të tejkalojnë të gjitha dallimet.

Në takim u bë një pasqyrë e aktiviteteve dhe projekteve aktuale dhe të ardhshme ndërmjet dy vendeve, me theks në planin ekonomik dhe atë të infrastrukturës.

Një pjesë e angazhimit të ndërsjellë për përforcimin e bashkëpunimit është nënshkrimi i sotëm i “Memorandumit të Bashkëpunimit për Krijimin e Rrjetit Hekurudhor me Performancë të Lartë”.

Ky Memorandum është një tjetër mundësi, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, për të mundësuar transportin e shpejtë të mallrave, jo vetëm përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt vendeve anëtare të BE-së.

Në takim u bisedua për aktivitetet e ardhshme për zgjerimin e bashkëpunimit në infrastrukturë, me planet dhe aktivitetet konkrete në periudhën e ardhshme.

Kryeministri Kovaçevski përshëndeti mbajtjen e panairit të dytë ndërkombëtar të verërave, ushqimit dhe turizmit “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd, me të cilin promovojmë potencialin dhe cilësinë tonë të verës.

Kryeministrat diskutuan edhe për mbajtjen e ekspozitës së specializuar ndërkombëtare EXPO 2027 në Beograd, në të cilën do të jetë e përfaqësuar në mënyrë adekuate edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.