Kovaçevski – Bregu: Bashkëpunimi rajonal është kontribut në stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivat europiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me Majlinda Bregun, sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim, organ operativ i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Marketing

“Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në drejtim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe në këtë mënyrë avancimit të ekonomive të vendeve. Prandaj, siç është konstatuar bashkërisht, është e nevojshme të ketë sinergji ndërmjet vendeve të rajonit, në rrugën e zhvillimit të tyre, informojnë nga Qeveria. Gjithashtu u vlerësua bashkërisht se lufta në Ukrainë theksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore dhe të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit.

“Konsiderohet se hapja e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në do të jetë motivim dhe inkurajim për vendet e tjera të rajonit që të vazhdojnë me reformat në rrugën evropiane, të cilat u treguan të rëndësishme në kuadrin rajonal – dhe për Evropë.

Kryeministri Kovaçevski tha se me kryeministrin Petkov po zhvillohen bisedime parimore, ndërsa qeveria është e fokusuar në tejkalimin e sfidave të luftës në Ukrainë përmes rritjes historike të pagës minimale, rritjes së pensioneve, mbështetjes së qytetarëve në fushën e faturave të energjisë elektrike. përkatësisht përkrahje të standardit të qytetarëve dhe kompanive për të cilat janë miratuar një sërë masash anti-krizë, thonë nga Qeveria.

Në takim u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal, përmes projekteve të reja në kuadër të Këshillit rajonal për bashkëpunim, me qëllim që të arrihet progres dhe perspektivë për të dy vendet dhe për mbarë rajonin.