Kovaçevski deputetëve: Silluni si burrështetas, votoni ndryshimet kushtetuese

Edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ripërsërit apelin ndaj 120 deputetëve të kuvendit. Kërkon prej tyre të sillen si burrështetas dhe të tërheqin pengesën e radhës në rrugën e hapjes së kapitujve me BE-në. Siguron se ekspertët profesional do ta mbarojnë skriningun dypalësh brenda kornizës së paraparë kohore.
“E di se vendimi i tyre nuk është i lehtë, por pres që të tregohen burrështetas  dhe do t’i mundësojnë shtetit të lëviz me shpejtësi në rrugën europiane. Gjithsesi, ata kanë të drejtë ta lënë vendin në stagnacion, por jam i bindur se do të sille sipas detyrës dhe do të miratojnë vendim, i cili do të jetë në të mirë të gjeneratës së ardhshme. Deputetët para së gjithash janë përfaqësues të qytetarëve, ndërsa qytetarët duan të jetojnë në vendin anëtarë të BE-së.”,- theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Marketing