Kovaçevski: Dita e sotme është në memorien e Shkupit solidar, respektojmë viktimat e tërmetit katastrofik

Sot, kur përkujtojmë 59 vjet nga tërmeti katastrofik në Shkup, është një datë që është në kujtesën e qytetit të solidaritetit, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e përvjetorit të tërmetit të Shkupit që ndodhi në vitin 1963.

Marketing

“Në këtë ditë të vitit 1963, saktësisht në orën 05:17, zemra e Shkupit ndaloi për një kohë të shkurtër. Tërmeti katastrofik mori shumë jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Por me punën dhe sakrificën e qytetarëve të Shkupit dhe miqve nga e gjithë bota që me shtroi dorën, nga rrënojat lindi një Shkup i ri. Shkupi, i cili është bërë sinonim i solidaritetit, koloritit etnik dhe arkitektonik, i një shpirti të ri, bashkëkohor kozmopolit. Ky është kodi i vërtetë i qytetit”, thuhet në postimin e Kryeministrit Kovacevski në Facebook.

Kryeministri Kovaçevski tha se 26 korriku është përkujtues se është detyra jonë që brezave të rinj t’ua përcjellim dashurinë, shpirtin dhe sakrificën me të cilën u ndërtua dhe u zhvillua qyteti, por edhe t’u lëmë atyre trashëgimi që të mos i harrojnë kurrë viktimat e tërmetit për të cilët sot shprehim respekt.