Kovaçevski: Do ta shkarkojë secilin që vjedh

Më shumë se 350 mijë njerëz u njoftuan në detaje se si dhe sa është paguar drejtoresha e Klinikës për fëmijë e Kryeministri Kovaçevski është ndër personat e paktë që nuk është njoftuar me detajet.
“Nuk do të hyjë në detaje, por tashmë kam biseduar me Ministrin Sali, nëse ka shkelje të procedurave të punës dhe autorizimeve, menjëherë të emërohet Drejtori i ri në Klinikën për Fëmijë. Lidhur me mjetet që janë marrë ekzistojnë procedura nëse dikush ka keqpërdorur pozitën”
, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Marketing

Fenomene të këtilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe janë sanksionuar. Edhe në të ardhmen nëse ndodhin do të sanksionohen – është shprehur I prerë Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali. Ai është zotuar se jo vetëm në këtë institucion, por raste të këtilla do të hetohen edhe nëpër institucione tjera publike shëndetësore.

“Rastin konkret jemi duke e hulumtuar në aspektin financiar të Institucioneve publike shëndetësore, përgjegjës është Fondi për Sigurim Shëndetësor, për arsye se ata janë financuesit e këtyre institucioneve. Por, natyrisht MSH-ja është mbikqyrësi I punëve I të gjitha institucioneve duke marrë parasysh edhe Inspektoratin dhe Fondit shëndetësor dhe bashkërisht do të mbikqyrim punën e këtij institucioni por edhe gjithë të tjerëve”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Ai, tha se nuk do të merren vendime të nxituara duke synuar që rastet e këtilla të zgjidhen në mënyrë sistematike.

“Të falënderoj për kontributin që ke dhënë, por mënyrën se si publikohet në publik, ne ndoshta ndonjëherë për hir të ndonjë rasti të caktuar, nuk mund të shpejtojmë dhe të marrim vendime të nxituara por duhet që këto t`i zgjidhim sistematikisht që të mos përsëriten në të ardhmen”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Këto komente Ministri i Shëndetësisë, i bëri nga Gostivari, ku një delegacion qeveritar në krye me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe Zv/Kryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi, kanë vizituat Spitalin e këtij qyteti.

Kujtojmë se Klan Maqedoni njoftoi për keqpërdorime nga ana e Drejtores së Klinikës për Fëmijë, Aspazija Sofijanova, e cila për kujdestari kishte përvetësuar mjete të konsiderueshme duke mos qenë në vendin e punës.