Kovaçevski: Gjuha maqedonase është e përcaktuar, ne jemi popull me identitet të veçantë

Gjuha maqedonase është e përcaktuar, ne jemi popull me identitet të veçantë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur presidentit bullgar Rumen Radev për pretendimet e tij se Maqedonia po falsifikon historinë.

Marketing

“Në lidhje me atë se çka ndodhi të shtunën, ajo ngjarje nuk përfaqëson asgjë përpos një provokim, sepse zgjon shpirtat e së kaluarës sepse bëhet fjalë për një person që ka qenë bashkëpunëtor i Hitlerit të Gjermanisë, Endehana Paveliq dhe prandaj nuk mund të kontribuojë fare si një person që është një urë për të ardhmen e miqësisë mes dy kombeve dhe një urë në rrugën evropiane të vendit”, shtoi Kovaçevski sa i përket hapjes së Qendrës së re Kulturore “Vanço Mihajlov” në Manastir.

Marketing