Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Hollstejn, e cila përfundon mandatin e saj në vendin tonë.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski e falënderoi për miqësinë e madhe dhe të sinqertë me Republikën Federale Gjermaninë dhe për kontributin e madh të Gjermanisë dhe angazhimet personale të ambasadores Holshtejn, në zhvillimin e proceseve demokratike dhe integruese evropiane të vendit tonë.
Në takim, Republikës së Maqedonisë së Veriut iu përcoll mbështetje e fuqishme nga RF Gjermanisë për të vazhduar me hapa të rinj në rrugën e integrimeve evropiane, veçanërisht në këtë vit të rëndësishëm 2023. Kjo, siç është konstatuar, hap mundësi për dinamikë të përshpejtuar deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, ku dhe përket vendi.
Janë përshëndetur edhe përcaktimet e Kryeministrit Kovaçevski dhe të Qeverisë për dialog konstruktiv me subjektet politike të vendosura në mënyrë demokratike dhe integruese në vend, që pritet të rezultojë në progres të mëtejmë në integrimet evropiane.
Kryeministri Kovaçevski tha se RF Gjermania është një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e vendit dhe se mbështetja e partnerëve evropianë është me rëndësi të madhe për përparimin e vendit tonë.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski tha se Qeveria po punon me fokus në realizimin e qëllimit strategjik evropian, realizimi i të cilit është i rëndësishëm për cilësinë e jetës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ruajtjen e motivimit. dhe për orientimin evropian të të gjithë rajonit, i cili është dëshmuar thelbësor pas luftës në Ukrainë.
Në takim u bisedua edhe për tejkalimin e sfidave të krizës ekonomike dhe energjetike në nivel global, si dhe për çështje të tjera aktuale politike.