Kovaçevski i shoqëruar nga Osmani, Mariçiq dhe Ademi bisedoi me Blinkenin!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe koordinatori qeveritar Edmond Ademi realizoi bisedë telefonike me sekretarin shtetëror të ShBA-ve, Antony Blinken, njoftojnë nga Qeveria.

Marketing

Siç qëndron në kumtesën qeveritare, Kovaçevski ka falënderuar Blinkenin për mbështetjen e ShBA-ve dhe ka dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Është shprehur kënaqësi edhe për veprimin e përbashkët të shteteve të NATO-s dhe BE-së në shqiptimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe në realizimin e ndihmave ndaj Ukrainës.

“Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderimin e tij deri te ShBA-të për mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues dhe e përshëndeti apelin e ShBA-ve se është e nevojshme përshpejtimi i tij me hapjen e negociatave qasëse ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Kovaçevski potencoi se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo shtyrje e mëtutjeshme mund të ketë pasoja serioze rajonale dhe më gjerë të hapë derën e rritjes së ndikimit të palëve të treta në rajon. Sekretari shtetëror i ShBA-ve Antony Blinken konfirmoi se ShBA-të janë të fokusuar në mbështetjen për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, qëndron mes tjerash në kumtesë.

Shtohet se “Blinken gjithashtu përshëndeti qasjen e re të Maqedonisë së Veriut ne negociatat me Bullgarinë dhe shprehu shpresë se vijon zgjidhje për çështjen mes dy shteteve gjatë kohës së kryesimit francez me BE-në”.