Kovaçevski: Kapitali njerëzor, faktor për zhvillim ekonomik 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot mbajti fjalim në orën e parë akademike të Fakultetit Ekonomik – Shkup, ku mbajtën fjalim edhe rektori i Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. Dr. Nikolla Jankullovski dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Dr. Predrag Tërpeski.

Marketing

Me këtë rast, Kryeministri Kovaçevski i uroi studentët dhe profesorët për orën e parë akademike dhe përkujtoi se para shumë vitesh si student edhe ai vetë mori pjesë në orën e parë akademike të Fakultetit Ekonomik, duke kujtuar se ai është një institucion arsimor me histori të gjatë. që krijon vlerë të qëndrueshme dhe e formon shoqërinë.

Ai me këtë rast u tha studentëve të ardhshëm se bota, rajoni dhe vendi ynë po ndryshojnë me shpejtësi dhe se po përballemi me një numër të madh sfidash dhe krizash, por se pikërisht në këto kushte, përvetësimi i njohurive themelore dhe implemtentuese të çështjeve ekonomike të vendit dhe atyre botërore.

“Uroj që të fitoni njohuri dhe aftësi bazë dhe të avancuara për të qenë të sigurt dhe krenarë për vlerën tuaj personale, për të qenë tërësisht konkurrues në tregun e vendit dhe atë evropian, krah për krah me kolegët dhe kolegët tuaj evropianë! Nëse dekada më parë mësuam për faktorët bazë ekonomikë, sot ndryshimet shoqërore dhe ekonomike na tregojnë se ndryshimi mes një shteti dhe ekonomie të suksesshme dhe më pak të suksesshme është faktori i dijes, i kapitalit njerëzor si një faktor kritik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik! Ne jemi një vend i vogël dhe një ekonomi e vogël në zhvillim, por këtë nuk duhet ta konsiderojmë si problem, por ta kthejmë në mundësi!”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Njëkohësisht Kryeministri tha se i gjithë kuadri me cilësi të lartë dhe me arsim të lartë janë pika jonë në sistemin që do të krijojë dhe zhvillojë të ardhmen evropiane të vendit, e cila do të rezultojë edhe në mbajtjen e të rinjve cilësorë në shtet.

“Prandaj e keni dhe do ta keni mbështetjen e Qeverisë! Edhe për mbështetjen përmes bursave dhe për modele të reja për angazhimin dhe punësimin e më të mirëve në ekonominë dhe institucionet e vendit! Edhe për investime më të larta në arsim dhe zhvillimin shkencor-hulumtues! Suksesi ynë i madh si shtet është që të arrijmë t’i mbajmë njerëzit tanë në vend, vlerën tanë , ekspertët tanë, në mënyrë që ata të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin tonë si vend!”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ceremonia e orës së parë akademike u përmbyll me ndarjen ceremoniale të indekseve të studentëve që kanë fituar bursa, gjegjësisht 10 studentëve të ranguar më së miri, të regjistruar për herë të parë në Fakultetin Ekonomik – Shkup në vitin akademik 2022/2023, sipas suksesin në arsimin të mesëm.