Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka realizuar takim në Bratisllavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslkav Lajçak. Kovaçevski po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë të GLOBSEK 2023 në Bratisllavë.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në avancimin e rajonit si dhe për paqen dhe stabilitetin e tij. Kryeministri theksoi se vendi ynë është i vendosur për të përforcuar dhe promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është vendosur si një vend që është faktor stabiliteti në rajon.
Kovaçevski theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë në procesin e reformave në vend si dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Dy bashkëbiseduesit theksuan se në vend është i nevojshëm dialogu politik dhe se të gjithë aktorët shoqërorë, politikë, joqeveritarë, civil në vend duhet të arrijnë një konsensus që të mos pengohet procesi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të parandalonte pikat e ndjeshme të rajonit që të prishin sigurinë dhe stabilitetin dhe me këtë ta pengojnë zhvillimin ekonomik të rajonit.
Kovaçevski dhe Lajçak bënë thirrje për përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe për kthimin e paqes dhe stabilitetit. Kryeministri Kovaçevski ritheksoi se Maqedonia e Veriut mbështet vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.