Kovaçevski: Legjitime të kërkohen ndryshime kushetuese

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se është legjitime të krëkohen ndryshime kushetuese pas rezultateve të Regjistrimit të Popullsisë për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhëve. Por ai sqaron se që të arrihet ajo duhet shumicë prej 2/3 në Kuvend, që do të thotë se duhet konsensus nacional.

Marketing

“Për këtë është e nevojshme shumicë prej 2/3 në Kuvend, që do të thotë se duhet konsensus nacional. Unë edhe dje u përgjigja në këtë pyetje – dhe ajo është se të gjithë qytetarët duhet në këtë shtet të kenë bazë që të mund të përparojnë në planin privat dhe professional… Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, është legjitime të fillojnë procedurat për ndryshime kushtetuese. Duke u përfshirë të gjitha partitë politike dhe ekspertë, besoj se do të gjendet zgjidhje në dobi të të gjithë qytetarëve në shtet.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeminister.