Kovaçevski: Lista e zezë e ShBA-ve mund të ketë zyrtarë aktual

Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski njëjtë si presidenti Pendarovski tha se nuk përjashtohet mundësia që “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të plotësohet me emra të zyrtarëve aktualë.

Marketing

I pyetur se a bëhet fjalë për tre zyrtarët për të cilët ditë më parë zëvendëskryeministrja Gërkovska tha se ka inicuar procedurë për keqpërdorim, Kovaçevski tha se nuk është takuar me hetuesit, ndaj nuk ka informacione.

“Nuk përjashtohet mundësia. Unë me hetues nuk jam takuar kështu që nuk e di.”, – u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

I pyetur se a është e vërtetë që drejtori i ri i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshovski po kryen hetim të ri për rastin “Onishçenko”, Kovaçevski tha se drejtori i ri do të vazhdojë me punë aty ku ka e ka lënë paraardhësi i tij.

“Drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Miloshevski, do të vazhdojë aty ku e la paraardhësi i tij Viktor Dimovski, në lidhje me hetimin për dështimin e Agjencisë në rastin “Onishçenko”, si dhe referimin e rezultateve të saj tek komisioni kompetent parlamentar dhe para Qeverisë.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.