Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në komunën Çuçer Sandevë i shoqëruar nga ministra për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i komunës Çuçer Sandevë, Sashko Komnenoviq, e vizituan dhe zyrtarisht e hapën kopshtin për fëmijë “Millo moe” në komunën Çuçer Sandevë.
Dua t’i përgëzoj të gjithë fëmijët, të gjithë prindërit nga Çuçer Sandeva të cilët do të mund ta shfrytëzojnë këtë objekt të ri të mrekullueshëm për moshën parashkollore dhe kujdesin e fëmijëve.
Sot ne praktikisht e realizuam ëndrrën e Çuçer Sandevës për të pasur një kopsht për fëmijë që mund të pranojë 110 fëmijë. Gëzon fakti që këtu janë regjistruar 70 fëmijë që nuk kanë shkuar më parë në kopsht për fëmijë. Fëmijët nga Çuçer Sandeva u detyruan të shkojnë në kopsht në komunën e Butelit dhe më në fund mund të shkojnë këtu.
Më gëzon fakti që shumica e fëmijëve nuk ishin në kopsht, që do të thotë se prindërit e tyre tani do të kenë më shumë hapësirë për të kryer obligimet e tyre.
Qeveria mbetet këmbëngulëse në synimin e saj për t’u ofruar fëmijëve kushtet më të mira për rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse ata jetojnë në zona urbane apo rurale. Të gjithë fëmijët janë njëlloj të rëndësishëm, prandaj për herë të parë kemi mundësuar hapjen e kopshteve për fëmijë në 10 vendbanime, ndërsa klone të institucioneve publike për arsim parashkollor deri më tani të hapen në 17 vendbanime.
Me hapjen e institucioneve arsimore parashkollore, jo vetëm po zgjidhim problemin e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve, por po investojmë edhe në promovimin e zhvillimit social, intelektual dhe fizik të fëmijëve.
Institucionet parashkollore janë çelësi i socializimit të fëmijëve, ndaj u bëj thirrje të gjitha komunave që duan të aplikojnë për ndërtimin e institucioneve dhe objekteve të reja parashkollore, këtë ta bëjnë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Edukimi parashkollor është jashtëzakonisht i rëndësishëm, të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për atë që është më e mira për fëmijët. Është detyrë e jona që të sigurojmë kushtet më të mira për qëndrimin e fëmijëve në kopshte dhe për ta realizuar këtë qëllim, ne si Qeveri do të ndihmojmë financiarisht çdo komunë që ka nevojë, dëshirë dhe projekt për ta bërë këtë. Duke investuar në kopshte të reja hapim vende të reja pune, që nënkupton edhe zhvillim ekonomik të komunës apo vendbanimit, krijojmë kushte të reja që qytetarët të shohin mundësi për prosperitet dhe zhvillim për veten dhe fëmijët e tyre, aty ku jetojnë, e jo të mendojnë njëri nga prindërit të qëndrojë në shtëpi ose ta dërgojë fëmijën në një komunë tjetër në kopsht, ashtu siç ishte rasti me Çuçer Sandevën.
Qytetarët do ta vlerësojnë se kush çfarë ka bërë për ta, jo kush çfarë ka thënë, sepse prej vitesh dëgjojnë premtime të ndryshme boshe. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një jetë cilësore dhe një perspektivë evropiane për ta dhe fëmijët e tyre, ky vend ka potencial të madh.
Unë qëndroj drejt para të gjitha sfidave, Maqedonia e Veriut të bëhet ekonomikisht e fuqishme dhe shtet stabil, anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian.
Këtë ua kemi borxh qytetarëve, veçanërisht fëmijëve.
Uroj shumë ditë të lumtura në kopshtin e ri për fëmijë, dua që fëmijët, prindërit dhe gjithë personeli që do të punojë këtu të jenë të lumtur. Le të jetë për të mira!”