Kovaçevski: Me Mickoskin takohem pasi të diskutojmë brenda partisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se takimi me kreun e VMRO-së Hristijan Mickoski për Qeverinë teknike do të realizohet pasi që fillimisht do të ketë takim me organet e partisë. Ai potencoi se Qeveria teknike është dispozitë ligjore duke hedhur poshtë mundësinë që partitë të mos kenë komunikim në Kuvend për këto çështje.

Marketing

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

“Pasi të mblidhen normalisht organet e partisë, do të ketë një takim, që nuk do të shpallet përmes mediave, sepse takime të tilla nuk duhet të njoftohen përmes mediave, por do të jetë një bisedë normale për realizimin e asaj që është përcaktuar sipas ligjit, gjegjësisht shpërndarja e portofoleve në Qeverinë teknike, votimi i asaj Qeverie teknike në Kuvend”.

Po ashtu, për deklaratën e djeshme të Mickovskit në Sveti Nikollë se nëse një anëtar i KSHZ-së nuk zgjidhet nga opozita shqiptare, në atë rast se VMRO-DPMNE-ja do të largohet nga KSHZ-ja, Kovaçevski theksoi se përbërja e KSHZ-së rregullohet me ligj dhe se tashmë kishte komentuar për atë temë.

“Kuvendi dhe Komisioni për Çështje dhe Zgjedhje dhe Emërime duhet të veprojnë në përputhje me Ligjin dhe të kompletojnë përbërjen e KSHZ-së”, shton Kovaçevski.

Kovaçevski thotë se LSDM-ja do të ketë kandidatë, të cilët do t’i mposhtin të gjithë kundërkandidatët nga radhët e opozitës.