Kovaçevski: Me subvencionimin e çmimit të rrymës qytetarët kursejnë mesatarisht 2.150 denarë në muaj

Me masat që i ndërmerr Qeveria për përballje me krizën energjetike dhe subvencionimin e çmimit për amvisëritë qytetarët mesatarisht kursejnë nga 2.150 denarë për faturën për energji të shpenzuar elektrike, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Marketing

“Çmimi i energjisë elektrike është rritur kudo për 4-5 herë, ndërkaq diku edhe më shumë. Atë që e bëri Qeveria, së pari është rritja e prodhimit të energjisë elektrike në shtet dhe ajo është rritur. Së dyti, gjatë përpilimit të buxhetit për vitin 2022 vendosëm rezervë në buxhet në vlerë prej 130 milionë euro në mënyrë që së pari të mund të sigurohet likuiditet i kompanive energjetike në shtet dhe këtu para së gjithash mendoj për EMV, MEPSO megjithatë edhe për EVN si një nga lojtarët e mëdhenj në industri pa të cilët nuk do të kemi distribuim të energjisë elektrike, ndërkaq bëhet fjalë për kompani private të huaj e cila u tregua solidare në këtë krizë”, theksoi kryeministri Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Manastir.

Theksoi se krahas kësaj, Qeveria e subvencionoi edhe çmimin e energjisë elektrike për qytetarët.

“Në bazë të atij koncepti ne bëjmë subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët në shumë prej diku 80 për qind që do të thotë se nëse nuk është ai subvencionim çmimi i energjisë elektrike të cilët e paguajnë qytetarët do të ishte mesatarisht më i madh për 2.150 denarë në muaj”, nënvizoi Kovaçevski.

Ai porositi që shembullin e njejtë ta ndjekin edhe komunat të cilat, siç tha, në kohë të krizës duhet edhe të kursejnë.

“Lidhur me komunat ato gjithashtu patën mundësi t’i bëjnë buxhetet ashtu siç e bëmë buxhetin shtetëror me rezerva për energji elektrike, me ulje të shpenzimeve joproduktive, sepse të mos harrojmë shteti i uli shpenzimet gjatë planifikimit të buxhetit për vitin 2022 për 8 për qind, e gjithashtu me vendim të Qeverisë janë kufizuar të gjitha blerjet për mobilje, automobila dhe kështu me radhë, që gjithashtu ndikon në uljen e shpenzimeve jothelbësore. Shpenzimet për reprezentime janë ulur për 50 për qind dhe është ulur numri i nëpunësve që udhëtojnë jashtë vendit”, sqaroi Kovaçevski.