Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga festimi qendror me rastin e 11 Tetorit bëri thirrje për bashkimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqëror në realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
“Çdo gjeneratë është para sfidave të veta, të cilat kërkojnë zgjidhje. Dhe askush nuk ka të drejtë ta shmangë zgjedhjen se në cilën anë do të qëndrojë – përpara, ose në stagrnim, në regres me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen. Partizanët, me respekt për të kaluarën, zgjodhën të shikojnë drejt të ardhmes së vendit të tyre, madje edhe nëse kjo do të thotë të flijohet jeta e tyre. Sot të respektohet e kaluara dhe të shikohet drejt të ardhmes, do të thotë të vazhdohet sipas gjurmëve të luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, nga vorbulla e të cilëve lindi me mundim vendi ynë dhe të mundësohet përsëri avancimi i tij i mëtutjeshëm”, theksoi Kovaçevski.
Sot, duke për të qenë në anën e duhur, tha Kovaçevski, do të thotë integrim evropian, zbatim të vlerave evropiane, arritje të standardit evropian të jetës, kontribut në paqen evropiane.
“Bllokadat e ligjeve dhe masave në vend, të avancimit të planit ndërkombëtar, izolimit të shtetit – janë anë e gabuar! Dhe me asgjë nuk mund ta arsyetoni sjelljen e tillë, sepse është akt bashkëkohor i tradhtisë ndaj popullit dhe vendit të vet”, theksoi Kovaçevski.
Shtoi se përmes historisë tonë janë sjell vendime të vështira të cilat kanë kërkuar sakrifica të ndryshme. Në Luftën e Dytë Botërore, siç theksoi, ata ishin sakrifica njerëzore, ndërsa sot kur e kemi dialogun si mjet për zgjidhje pajtuese, askush, sipas Kovaçevskit, nuk ka të drejtë t’i shkelë veprat e luftëtarëve, sakrifica dhe besimi i tyre se gjeneratat e reja se një ditë gjeneratat e reja do të jetojnë në një vend anëtar të avancuar të BE-së.
“Nuk ka rrugë të lehtë deri në qëllim të vlefshëm. Historia shënon se për realizimin e çdo ideali nevojitet vendosmëri, përpjekje dhe besim i fuqishëm”, porositi kryeministri në festimin qendror me rastin e Ditës së kryengritjes popullore
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian neve na nevojitet, për ta siguruar zhvillimin e shtetit, sipas parimeve dhe standardeve demokratike evropiane. Por, edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për ne, si faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky shans historik nuk guxon dhe nuk do të humbiset, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski
Më e rëndësishme dhe e domosdoshme, sipas Kovaçevskit, është të vazhdohet me hapa të përshpejtuar drejt eurointegrimeve pasi, siç theksoi, anëtarësimi i plotfuqishëm në BE është të jesh në anën e duhur.
“Kjo përzgjedhje është para gjeneratave të ditëve të sotme dhe e udhëheqësisë politike progresive të shtetit. Qeveria dhe unë si kryeministër jemi të gatshëm ta udhëheqim rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, me mbrojtje të fuqishme dhe të përhershme të interesave nacionale dhe shtetërore”, nënvizoi Kovaçevski.
Sipas Kovaçevskit, sot në kontekstin global të ngjarjeve, të ndalesh në anën e duhur do të thotë të sigurohet progres i sigurt dhe ekonomik dhe jetë për qytetarët. Progresi evropian i shtetit, siç nënvizoi, është ana e duhur.
“Jam i vetëdijshëm për shqetësimin që e shkaktojnë tentativat për provokime sporadike dhe irrituese, të cilat herë pas here dhe qëllimisht stimulohen në vend, nga palët, interesi i të cilave janë reagimet – në kundërshtim me arritjen e synimeve strategjike shtetërore, apo me motive më të thella. Por ne jemi plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe për zgjidhjet institucionale, në përputhje me ligjet dhe sjelljet evropiane dhe në këtë mënyrë do të përballemi me sfida të tilla”, theksoi kryeministri.
Shprehu bindjen se urtësia është çelësi i të gjitha sfidave dhe se qytetarët do ta mbështesin anën e duhur të bashkimit.
“Të gjitha vendimet e mëparshme dhe veçanërisht të ardhshme të vendit tonë dhe të Bashkimit Evropian do të tregojnë dhe dëshmojnë se gjuha jonë maqedonase është e njohur dhe e konfirmuar, identiteti ynë kombëtar është i njohur dhe i pranuar, dhe vendi ynë është i barabartë me të gjitha vendet evropiane! Mund të ketë shumë skeptikë, politikanë, kalkulatorë e të ngjashme! Të tilla ka pasur në të kaluarën, ka tani dhe do të ketë në të ardhmen! Por ju siguroj, ata nuk janë në anën e duhur! Ata janë të gjithë në anën e gabuar”, tha Kovaçevski.
Sipas tij, së shpejti do të pasojnë marrëveshje të shumta institucionale, politike, ekonomike dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, siç është marrëveshja e Fronteksit, e cila do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase si gjuhë e barabartë me të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian.
“Është mënyra më e mirë dhe faktet e qarta që na bëjnë qytetarë dhe shtete të barabarta me bashkëqytetarët e Bashkimit Evropian! Që në fillim të negociatave tona me Bashkimin Evropian, ne jemi plotësisht të bindur dhe të palëkundur në një gjë, ashtu si paraardhësit tanë – se identiteti ynë historik kombëtar, gjuhësor dhe kulturor shekullor maqedonas është i veçantë, i siguruar, i ruajtur dhe i avancuar! Tani si dhe në të ardhmen”, porositi Kovaçevski para të pranishmëve në manifestimin qendror në Kumanovë.