Kovaçevski: Mickoski është mbështetësi më i madh i klubeve bullgare, tha se është vazhdimësi e Vanço Mihajllovit

Kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp tha se klubet bullgare në Maqedoninë e Veriut gëzojnë mbështetjen më të madhe nga kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Kovaçevski tha se kjo vjen pasi vetë Mickoski deklaroi se është vazhdimësi e figurës së Vanço Mihajllovit.

Marketing

“Mbështetja më e madhe e klubeve bullgare në Maqedoni erdhi nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili tha se është vazhdimësi e Vanço Mihajllovit, ndërsa protestat në Manastir ishin kundër klubit “Vanço Mihajllov”. Kështu që nuk duhet të vijë ndihma nga Bullgaria, ndihma erdhi nga këtu, nga kryetari i partisë më të madhe opozitare, supozoj se edhe hapja ka erdhi nga kjo parti dhe gjithçka që ndodhi me djegien e derës që gjithashtu erdhi nga ajo parti, me atë se shohim se kush merr pjesë në ngjarjet e tyre”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Marketing