Kovaçevski: Ndryshimet në kodin Penal, nuk janë amnesti apo pazar politik

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mohon zërat në opinion se ndryshimet e fundit në Kodin penal janë “Pazar” politk ndërpartiak që si kshtëzim ka ndryshimet kushtetuese. Mohon se ndryshimet Ligjore kanë pasur për qëllim amnestimin e personave të caktuar por se ndryshimet e njejta janë bërë me qëllimtë dënimeve efikase identifikim të veprave konkrete dhe konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë ilegale. E gjithë kjo është bërë me qëllim të harmonizimit të legjislaturës vendore me atë të BE-së si një hap drejt antarsimit në BE.

Marketing

“Nëse ka qenë ndonjë lloj “pazari”, siç nuk ka qenë, atëherë me siguri në një mënyrë tjetër do të zhvilloheshte e gjithë procedura. Kjo nuk nënkupton falje dhe amnestim për askënd, atë e tha edhe Pendarovski i cili është jurist-profesor i shkencave juridike. Nëse e lexoni ligjin do të shihni se ka konkretizim të veprave penale. Dikush dëshiron ta paraqesë se me këto ndryshime nuk do të dënohen vepra që kanë të bëjnë me furnizieme publike. Në Kodpin Penal ka vepër konkrete ku dënohet keqpërdorimi gjatë organizimit të furnizimeve publike.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski