Kovaçevski në Bullgari në takim me shefat e qeverive të disa prej vendeve të NATO-s

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Sofje do të marrë pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të NATO-s nga Evropa Juglindore.

Marketing

Takimi mbahet me ftesë të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, ndërsa krahas kryeministrit Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Rumanisë dhe Malit të Zi – Nikollae Çuka dhe Zdravko Krivokapiq, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë bullgare.

Në takim do të diskutohet për ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj rajonit, ndërsa shefat e qeverive do të këmbejnë mendime edhe për pasojat nga konflikti në sferat e sigurisë, energjetikës dhe ekonomisë në afat të shkurtë, të mesëm dhe të gjatë.