Kovaçevski në “Globsek 2022”/ “Një produkt nga Elbasani më shpejtë arrin në Norvegji se sa në Shkup”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në panelin e kushtuar ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor në konferencën për siguri GlobSek2022 në Bratisllavë theksoi se lufta në Ukrainë dhe pushtimi rus tregoi unitet mes BE-së dhe shteteve që i ndajnë vlerat e njëjta. Zgjedhje historike për Maqedoninë e Veriut, theksoi kryeministri Kovaçevski është edhe përcaktimi i SHBA-ve që të jenë partneri ynë strategjik me të cilin prej dje e filluam procesin për dialog strategjik. Për “Ballkanin e Hapur”, Kovaçevski tha se është platformë për zbatimin e 4 lirive sepse është e pakuptimshme që mallrat e prodhuara në Elbasan të udhëtojnë më ngadalë deri në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi se sa për në Norvegji.

Marketing