Kovaçevski në OKB: Na pret dimër i vështirë për ushqim dhe energji

Këtë dimër do të përballemi me dimrin më të vështirë pas luftës së dytë botërore, për të siguruar qasje në ushqim dhe energji elektrike për qytetarët tanë. Kështu deklaroi kryemisnitri Dimitar Kovaçevski duke folur në seancën 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar unitet mes shteteve rreth sfidave të këtij dimri.
“Në dimrin më të vështirë para nesh të sigurojmë qasje deri te ushqimi dhe energjia për qytetarët tanë. Zgjidhjet patjetër duhet të jenë të përbashkëta, përgjigja e këtyre sfidave është në esencën e temës së këtij debate, zgjidhje nëpërmjet solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe shkencë.”, tha kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.
Marketing