Kovaçevski në video takim me Ramën dhe Vuçiq

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka realizuar një video konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq si pjesë të iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Marketing

Këtë e publikoi sot në mëngjes presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin biseduam për hapat e përbashkët duke siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ballkani i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe të ardhme më të sigurt për qytetarët e rajonit tonë, sepse si të bashkuar jemi çdoherë më të fortë”, shkruan Vuçiq në Instagram.

Marketing