Përafrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët të BE-së dhe rritjen e fondeve për financimin e projekteve të rëndësishme rajonale ishin në fokusin e bisedimeve tha Kovaçevski pas takimit.
“Temat kryesore për të cilat kemi biseduar është plani i Bashkimit Europian për integrim të përshpejtuar e vendeve të Ballkanit Perendimor, të cilat mbështeten në disa shtylla kryesore e ato janë 1. Përshpejtim më i shpejtë të Ballkanit Perendimor në BE dhe ne tregun e Bashkimit Europian, 2. Rritjen e fondeve ndërkombëtare për finansimin e projekteve të rëndësishme, 3. Rritja e bashkëpunimit tregtar dhe integrim në mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe 4. Përshpejtim I reformave kyqe në të gjtha vendet”,u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Sipas Kovaçevskit bëhet fjalë për një plan dhe një agjendë ambicioze për të cilën do të punohet së bashku. Deri n në tetor do të punohet edhe në ratifikimin dhe vënien në funksion të marrëveshjeve që tashmë janë nënshkruar në takimin e Berlinit vitin e kaluar tha Kovaçevski.