Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në por përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk është e vërtetë se me BDI-në po përgatisin skenar për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj.

Marketing

“Kjo nuk është e vërtetë, dje kam pasur një mesazh shumë të qartë në tubimet në Saraj dhe Çuçer Sandevë. I bëj thirrje të gjithë votuesve që të dalin masivisht më 8 maj dhe të mbështesin kandidatin për president Stevo Pendarovski dhe koalicionin “Për një të ardhme evropiane” në zgjedhjet parlamentare.

Të zgjedhim presidentin dhe përbërjen parlamentare, në mënyrë që Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, tha Kovaçesvki.

Ai tha se askush nuk i ka votuesit nën kontrollin e tyre për t’u treguar se si të votojnë.

Marketing