Kovaçevski nuk pranon takim liderësh me Mickoskin

Kryeministri i vendit dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i përgjigjet oponentit politik nga blloku maqedonas për ofertën për takim liderësh të formatit për zgjedhje të parakohshme, me qëndrimin se për të akoma vlen opcioni nga takimi i fundit të liderëve: të votohen ndryshimet kushtetuese që janë kusht për vazhdimin e procesit eurointegrues dhe të shkohet në zgjedhje parlamentare. Ndryshe, sipas kreut të ekzekutivit, do të priten zgjedhjet sipas kalendarit të rregullt.

Marketing

“Unë si kryetar i LSDM-së, i autorizuar edhe nga partia ime dhe koalicioni, i kam ofruar liderit të VMRO-DPMNE-së zgjidhje: të hënën t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, të njëjtën ditë e lëshojmë Parlamentin dhe shkojmë në zgjedhje, ose nëse duan mund t’i hapin ndryshimet kushtetuese, të hynë në Qeveri nën parimin e paritetit, respektivisht 50% nga ministria, plus t’i mbyllim proceset e skriningut dhe të ndryshimeve kushtetuese, t’i hapim kapitujt, të mbyllin një apo dy, që jam i sigurt se mund t’i bëjmë deri në shkurt dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opocione që qëndrojnë akoma në tavolinë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.